Pyetjet e shpeshta

Ku ndodheni?

Atelieja dhe showroom-i ynë ndodhen në Bulevardin Bill Clinton në Prishtinë. Showroom-i është i hapur nga e hëna deri të shtunën, 10:00–18:00.

A punohen fustanet me porosi?

Po. Çdo fustan punohet pasi ta porosisni. Fustanet që shihni në fotografi janë mostra.

Sa zgjat punimi i një fustani?

Shumica e fustaneve kërkojnë rreth 20 ditë pune, e disa modele pak më shumë. Dërgesa me DHL zakonisht zgjat 3–4 ditë pune, plus kohën në doganë. Nëse e keni datën e eventit, na e tregoni para porosisë dhe ne jua konfirmojmë afatin për fustanin tuaj.

Cilat masa mund të porosis?

Masat standarde XS deri në XL (shihni tabelën e masave në faqen e çdo fustani), ose fustan sipas masave tuaja. Për masë të veçantë, merrini masat te një rrobaqepëse profesioniste dhe na i dërgoni në WhatsApp bashkë me emrin e fustanit.

A duhet të vij për provë?

Për një fustan sipas masave, të paktën një provë në atelienë tonë jep rezultatin më të mirë. Nëse jetoni jashtë dhe nuk mund të vini në Prishtinë, masat e marra nga një profesioniste janë zgjidhja më e mirë pas saj.

A mund ta ndryshoj ngjyrën ose detajet e fustanit?

Na pyesni në WhatsApp para se të porosisni. Do t'ju tregojmë çfarë mund të ndryshohet te ai fustan.

A do ta shoh fustanin para se të dërgohet?

Po. Para dërgesës ju dërgojmë një video të detajuar të fustanit të përfunduar.

A dërgoni në të gjithë botën?

Po, me DHL, dhe dërgesa e fustaneve tona është falas. Porositë nisen nga e hëna deri të premten, dhe numrin e gjurmimit e merrni sapo të niset fustani.

Kush e paguan doganën dhe taksat e importit?

Çmimet tona nuk e përfshijnë doganën as taksat e importit. Ato varen nga rregullat e vendit tuaj dhe i paguhen korrierit në dorëzim. Nëse pakoja refuzohet ose dogana nuk paguhet, ajo kthehet te ne dhe porosia nuk mund të rimbursohet.

A mund ta kthej ose ta ndërroj fustanin?

Meqë çdo fustan punohet me porosi për ju, nuk pranojmë kthime as ndërrime. Nëse diçka nuk është në rregull kur të mbërrijë fustani, na kontaktoni brenda 24 orëve me fotografi dhe do ta shqyrtojmë.

A mund ta anuloj porosinë?

Na kontaktoni sa më shpejt. Anulimet brenda 24 orëve nga pagesa rimbursohen plotësisht. Nga 24 deri në 72 orë rimbursohet 50% e çmimit, e nga 72 deri në 120 orë 30%. Pas 120 orëve nuk mund të bëjmë rimbursim. Kushtet e plota i gjeni te Kushtet e shërbimit.

Si mund të paguaj?

Me kartelë (Mastercard), Paysera ose transfer bankar. Punën në fustanin tuaj e nisim sapo të konfirmohet pagesa.

Si mund t'ju kontaktoj?

Na shkruani në WhatsApp në +383 46 504 400 ose në email në info@kimetemustafa.com. Përgjigjemi nga e hëna deri të shtunën.